Burimet ujore! Burimet energjetike! Punimi i tokës për prodhimet e ushqimeve janë sfidat e kohës për çdo qeverisje për njerëzit.
Shpesh flitet për të pasur e të varfër në shoqëri, në sistemin e ekonomisë së tregut është debat normal. S’mund të bëj përjashtim Shqipëria.
Po barazia sociale, rishpërndarja e kapitalit, taksimi. A kanë funksionuar në 3 dekada ekonomi tregu?
Hidhini një sy kësaj tabele të prodhuar nga statistika zyrtare për konsumin e energjisë.
4% e familjeve (klient abonent në rrjetin energjetik) konsumojnë energji më tepër se 96 %.
Kush harxhon më shumë paguan më shumë e ndoshta fiton më shumë dhe është normale.
Por 96% është një shifër e frikshme pabarazie edhe në konsum.
Druaj se e tillë shifër është edhe në konsumin e ushqimeve të mirave materiale e produkteve të tregut.
Kjo tabelë ngjason edhe me statistikat e bankave ku 4 ose 5% të individëve zotërojnë kapitalin e vendit në depozita apo bono.
Riformulimi i rregullave në treg rishpërndarja e kapitalit si dhe paketa e re fiskale janë ndoshta prova e fundit për të ekuilibruar atë që është bërë keq ndër vite.
Ndryshe?
Ja fiks siç po ndodh
Të rinjtë ikin
Konsumi tkurret
4% jeton në normalitet
Dhe ekonomia mbetet në një rreth vicioz.