Politikë

VIDEO/ Kur paratë nuk e blejnë dot respektin, konsulenti amerikan gati të ikë pa i dhënë dorën Berishës

10 Shkurt, 15:46| Përditesimi: 10 Shkurt, 15:50

  • Share

Fatura e çmendur që Sali Berisha duhet t’i ketë paguar, ose të paktën ka rënë dakord me strategjistin e fushatës së Donald Trump, Christopher LaCivita, nuk ka arritur t’i sigurojë liderit të demokratëve shqiptarë respektin e tij.

Në fund të konferencës për shtyp, Lacivita është gati të largohet duke harruar t’i japë dorën Berishës, ndërsa këtij të fundit iu desh ta tërheqë me forcë nga mënga për ta kujtuar.

Duket sikur strategjia e Berishës mbetet e njëjtë, e përqëndruar tek beteja për vëmendje, jo vetëm nga votuesit, por edhe nga ata që i paguan vetë.

Por, nëse dhe ata të cilët i paguan nuk duan as t’i japin dorën, mendoni pak shqiptarët, të cilëve vetëm iu ka marrë, pa iu dhënë kurrë asgjë.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ehuuu: 10/02/2025 16:55

    Mos ju lepij shume ketyre amerikoneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?