Vajza e çiftit shqiptar në Greqi, nëna e së cilës u vra mizorisht me thikë nga Eduard Danaj, ish burri i saj më 16 maj në Menidi, Athinë ka deklaruar se ky i fundit i kërcënonte se do t’i vriste.
Ajo tha për mediat vendase se babai ishte një person i alkoolizuar, agresiv dhe xheloz për nënën e saj, pasi mendonte se ajo e tradhëtonte.
“Gjithmonë e mbaj mend duke pirë. Kur pinte bëhej agresiv ndaj nesh. Mbaj mend që ai godiste mamanë time. Ai mendonte se nëna ime po e tradhtonte dhe ishte shumë xheloz. Ai na kërcënonte se do të na vriste dhe do të vriste veten. Mua dhe vëllain nuk na ka goditur kurrë”, pohon vajza, sipas ANT1.
Në deklaratën e tij në gjykatë, Eduart Danaj ka kërkuar falje pasi ka pranuar krimin dhe ndërsa është shprehur se i vinte keq për veprimin e tij.
Enkelejda Danaj, u varros më 18 maj në vendin e saj të lindjes, Vlorë.