Kur presidenti francez dekoronte Esat Pashën me titullin e 'oficerit të madh të legjionit të nderit'

2 Janar 2020, 09:30| Përditesimi: 2 Janar 2020, 17:25

  • Share

“Excelsior” ka botuar, të premten e 14 prillit 1916, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dekorimin e Esat Pashë Toptanit nga presidenti francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Dje, Presidenti i Republikës (Raymond Poincaré) dekoroi Esat Pashën me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” në prani, të z. de Fontenay, ministrit të Francës në Shqipëri, dhe z. Krajewsky, delegat francez në komisionin e kontrollit të Shqipërisë.

Presidenti i qeverisë së Shqipërisë u tregua i prekur thellësisht nga pritja që iu bë dhe falënderoi duke shpresuar se po afronte momenti kur ai do të bëhej akoma dhe më i denjë për simbolin e nderit qe Franca i bëri.”

Esat Pasha në Paris (Excelsior, 3 prill 1916, fq.3) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
 

/Darsiani.com/

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?