Gianluigi Buffon

Kur s'di si të shpenzosh milionat, arabët ofertë të frikshme për 45-vjeçarin Buffon

3 Korrik 2023, 17:03
  • Share

Është 45 vjeç, por nuk di të ndalet. Gianluigi Buffon ka edhe një vit kontratë me Parmën në Serie B, teksa nuk ia doli që me kontributin e tij të ngjiste këtë skuadër mes më të mirave të futbollit në Itali, duke u eliminuar vetëm në play-off.

Tanimë e ardhmja e Buffon shihet në Arabinë Saudite, me mediet në Itali që tregojnë se një prej klubeve në këtë vend i ka ofruar afro 30 milionë euro në sezon gardianit, që po mendonte tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Ende nuk bëhet i ditur emri i klubit që ofron këtë shumë për ish-portierin e Juventus, por e sigurt është se italiani po e studion mirë para se të marrë një vendim përfundimtar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?