Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta

Kur Shkëlzen Berisha denonconte Ilir Metën se porosiste vrasjen e kundërshtarëve

12 Gusht, 20:45| Përditesimi: 12 Gusht, 20:49

  • Share

Prej disa vitesh ata janë në aleancë politike. Por, marrëdhëniet e Ilir Metës me familjen Berisha nuk kanë qenë kaq idilike. Ai në fakt, ka qenë i vetmi njeri që ka urdhëruar arrestimin e Sali Berishës. Më pas u bënë aleatë, për t’u prishur sërish në 2013.

Për disa vite me radhë, ata kanë shkëmbyer akuza të llahtarshme për njëri-tjetrin. Në këtë “betejë” deklaratash, është përfshirë dhe vetë Shkëlzen Berisha. Ai e akuzonte disa vite më parë Metën se porosiste vrasje të kundërshtarëve, duke iu referuar akuzave të Tom Doshit se Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij.

“Nga blloku i gjobave tek blloku i vrasjeve! Kryetari i parlamentit eshte akuzuar me drejt per drejt nga nje deputet i mazhorances se ka dashur te eliminoje fizikisht, ate dhe nje deputet te opozites. Akuza behet edhe me e besueshme per shkak te nje video ku personi i kontraktuar per te vrare Doshin artikulon drejt per drejt emrin e Metes si porosites te vrasjes. Blloku i gjobave qe e detyroi Meten te jepte doreheqjen si minister, ngjan si loder krahasuar me bllokun e vrasjeve te Metes si kryetar parlamenti.

"Rilindja" duhet te tregoje se paku te njejtin standart qe mori dje ne opozite. Mazhoranca duhet ta detyroje Meten e akuzuar si porosites vrasjesh, te jape doreheqjen nga posti dhe imuniteti per t'i hapur rruge drejtesise te hetoje, jo kryetarin e parlamentit por njeriun e blloqeve”, shkruante Shkëlzeni.

Që prej asaj kohe kanë kaluar shumë ujëra dhe tashmë i kanë harruar këto akuza. Kanë të tjera halle, që tani i bashkojnë!/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?