Kur Sigurimi i Shtetit mendoi se me 8 mijë dollarë mund të blinte sekretin e bombës atomike.....

4 Mars 2019, 22:23| Përditesimi: 4 Mars 2019, 22:32

  • Share

Regjimi komunist me anë të zbulimit politik (sigurimi i jashtëm) ëndërronte të siguronte edhe formulën e bombës atomike. Duket si humoristike, por është e vërtetë. I kishte mbushur mendjen vetes se kishte arritur të formonte një shërbim sekret me rezidentura të besueshme jashtë Shqipërisë, i dukej normale se mund të siguronte lehtë kundrejt pagesës, atë që kishte të bënte me sigurimin e armës më të frikshme në botë, bombës atomike, informacion vetëm për shërbimet më të sofistikuara të botës. Duke besuar deri në fund te agjentura e sajuar e tejet mashtruese, në fillim të viteve ’60, drejtuesit e lartë komunistë ishin në delir të madh se mund ta siguronin vërtet këtë armë. Mirëpo bota e ishte e mbushur me lloj-lloj aventurierësh që këtë punë e kishin mbijetesë apo edhe gjitha profesion. Kësisoj në listat e agjenturës së Drejtorisë së Zbulimit Politik, zunë vend edhe “agjentë” të klubeve. Më së shumti rezidentët e Shqipërisë komuniste, në mejhanet ku shkonin arrinin të “rekrutonin” ndonjë person i cili arrinte shpesh herë t’i magjepste me “aftësitë” e tij agjenturore. Ngjarja e mëposhtme tregohet prej Llambi Peçinit – ish kryetar dege në Drejtorinë e Zbulimit Politik në kohën e ngjarjes në vitin 1961. Peçini deklaronte se si ia kishte Sigurimit hedhur një mashtrues i rëndomtë italian, i “rekrutuar”, duke përlarë e shijuar plot 8 mijë dollarë, të cilat për kohën ishin një shumë mjaft e madhe.

Deklarimi i Llambi Peçinit:

Lidhur me një agjent që kishim neve, kjo ka ndodhur ose në 60 ose ne 61 nuk më kujtohet mire viti po duhet të jetë ose 60 ose 61 (1961 në fakt-shënim), unë u ktheva përsëri në zbulim mbasi qeshë në Sekretariat (të MPB-së, shënim). Edhe rezidenti jonë në Itali, përgjegjësi i zbulimit tonë ne Itali ishte Dhimitër Gjoni dhe na informon se kishte mundësi të merrte nëpërmjet agjentit "Rampa" një predhe antitanke të mbiquajtur "Kobra" të te1eekomanduar. Por donte 2.000 dollarë për këtë pune, që t'ia blinte atë. Gjithashtu pak kohë më vonë përsëri na informon përgjegjësi i zbulimit Dhimitër Gjoni nga Roma edhe thotë se agjenti "Rampa" ka mundësi të marrë sekretin e bombës atomike. Por kërkon 6000 dollarë sepse ka një mik të tijin që e ka në qendrën atomike të Francës, franceze, edhe mund ta marrë këtë por do 6.000 dollarë dhe 2.000 për "Kobrën" bënin 8000 dollarë. Tani ne e morëm këtë të dhënë dhe unë i bisedoj me Zoin (Themeli – drejtori i Zbulimit). Studioje dosjen e agjentit "Rampa" mbasi studioj dosjen e agjentit "Rampa" kërkoj të dhëna nga përgjegjësi i zbulimit tonë në Rome. Si qysh nga e njeh këtë person. Ai na dërgoi d.m.th. sikur ky agjenti "Rampa" i kish dhënë numrin e telefonit në Paris të këtij shkencëtarit atomik, i kish dhënë adresën se ku jetonte ai dhe e treta kish lënë dhe takim me këtë për një datë, nuk e di pas një muaji, mbas një kohe të caktuar kish lënë takim agjenti jonë me këtë shkencëtarin mikun e tij d.m.th. Në këtë kohe unë i bëj një kërkesë rezidenturës sonë në Francë dhe i them që të verifikohet kush banon në këtë adrese d.m.th. atje ku na thoshte ai se banon ky atomisti. Të verifikohet ky numër telefoni, kush është abonues i këtij numri telefoni dy dhe na njoftoni sa me pare për këtë punë i them unë. Na bie përgjigje rezidentura e Parisit që në filan adrese d.m.th. ekzakt se i dhamë numrin ekzakt, banon fi1ani d.m.th. tjetër për tjetër jo ky që thosh agjenti "Rampa" dhe numri i telefonit që na dhatë nuk ka të abonuar. Francezet kishin një ashtu metode d.m.th. që kur një numër nuk kishte të abonuar kishte një bllok regjistrimi që thoshte ky numër nuk ka të abonuar, ky numër nuk ka të abonuar dhe gjithnjë këtë përsëriste me qe11im qe ai te mos priste shumë, edhe e mbylli d.m.th. ky numër nuk kishte të abonuar d.m.th. na gënjeu. Ishte gënjeshtër. I dërguam dhe fotografinë të atij agjentit "Rampa" përgjegjësit të zbulimit të rezidenturës tone në France që do takohej në kafe “De la pen”, kafen e paqes, është një kafe e madhe në Paris, në filan orë. Nuk vajti ai. Na përgjigjet në filan ore në filan ditë nuk erdhi filani, nuk erdhi një person i tille. Ne fotografinë ja dërguam të re ashtu siç ishte në momentin e atëhershëm ai. D.m.th. tre momente qe ishin shume të dyshimta që ky na gënjente. Atëherë unë bëra shënim në dosje dhe them ky agjent është provokator ose kërkon të na shvasë sa me shumë, prandaj nuk jam dakord që t’i jepen 8.000 dollarë. Edhe i them Zoi Themelit, i them që ky Dhimitër Gjoni nuk e ka drejt. Atëherë ishte drejtori i Zbulimit, zëvendësdrejtor ishte Rasim Dedja, prandaj ose të shkojë Rasimi atje ose të shkoj unë i thashë ose më mire ta thërresim Dhimitër Gjonin këtu për arsye se atje nuk mund të bisedosh gjatë e gjerë me rezidentin, do ruhesh. Ta thërresim. E thërresim Dhimitër Gjonin. Tashti ky ishte problemi më i rëndësishëm për Drejtorinë e Zbulimit, Zoi Themeli, kur erdhi Dhimitër Gjoni me tha mua bisedoje tha me Dhimitrin. Po thashë unë, ta bisedosh ti se ti je drejtor i Zbulimit, unë jam kryetari i degës thashë. Unë ndiqja rezidenturat jashtë. Jo, jo tha se unë kam punë. S'ka punë më të madhe se sa këtë Drejtoria e Zbulimit Politik i thashë unë. Jo, jo tha, shko takoje ti dhe nesër hajde me raporto. Vetëm kam ndenjur me Dhimitër Gjonin për t'i mbushur mendjen se e kisha shok dhe për t'i mbushur mendjen që nuk e ka mirë. Edhe më në fund dhe si kryetar dege e kisha ne linje atë. U bind Dhimitri dhe më në fund dhe tha po është ashtu, ky është provokator, ky është agjent. Vemi të nesërmen i raportojmë Zoit. Zoit duhet t'i raportoja unë dhe unë po bëhesha gati të raportoja, tha thuaj si është puna i tha Dhimitrit. Dhimitri filloi të flasë. Çfarë do fliste Dhimitri, foli po ato që na kish dërguar neve. Hajde shkojmë te ministri për ne Kadriu. Mor po dale të ashtu. Hajde - hajde të shkojmë. Vajtëm te Kadri Hazbiu dhe i raportoi Zoi tashti Kadriut për atë që na kish informuar neve rezidentura e Italisë që përpara. Kadriu merr Mehmet Shehun në telefon edhe i thotë që kemi një problem edhe i kërkoi 8.000 dollarë se nuk mund të jepte Zoi 8.000 dollarë edhe Kadriu nuk mund të jepte 8.000 dollarë edhe mori Mehmet Shehun në telefon. Unë i thashë në këtë kohë. Mehmeti i thotë që hajdeni. Unë i thashë Kadri Hazbiut, more shoku ministër ka disa momente shumë të dyshimta këtu i thashë. Po mire tha sqarojini këto. Unë jam i mendimit te mos i jepen këto. Mirëpo meqenëse priste Mehmet Shehu ikën dhe me lanë mua. Unë u ngjita ne zyrën time kur me vonë më vjen ne zyre Dhimitër Gjoni dhe me thotë se ato 8.000 dollarët u aprovuan.

I thashë unë, tashti po të them si shok i thashë se si kryetar dege e bëra punën, po e bërë këtë i thashë do fëlliqesh do turpërohesh, mos i jep paratë. Mua më vinte inat dhe për 8.000 dollarët se ishte një shumë e madhe po më vinte me shumë inat që po na i hidhte një maskara, po tallej me autoritetin e zbulimit tonë. Në fakt kështu doli. Ja dha paratë Dhimitër Gjoni, na dërgoi neve filma, të filmuar sekretin e bombës atomike, në thonjëza dhe të kësaj, për predhën "Kobra" na dërgoi një reviste të bukur kështu që e kishte ne shtyp ajo dhe atë na dërgoi si material për 2.000 dollarë. Në këto filma nuk kishim mundësi t'i lanim e t'i zhvillonim po nuk kishim mundësi dhe t'i kuptonim edhe u vendos nga ministri atëherë nga Kadri Hazbiu u vendos që të dërgoheshin në Kinë këto. Edhe ju dërguan Kinës. Kinezet e zgjatën e zgjatën vajti nja 3 muaj kjo. Mbas nja 3 – 4 muajsh kinezët u përgjigjen që ky është një blof. Është një blof po i kushtoi shtetit tonë 8.000 dollarë.

Komento

Komente

  • Lui: 05/03/2019 09:58

    Ore, tani Ju mund te thoni c’te doni. Por fakti eshte i qarte se Sigurimi i Shtetit i asaj kohe, ishte nga agjenturat me te mira te botes. Prandaj edhe nese ka qene i vertete ky informacion, patjeter qe duhet te kene qene i bazuar diku. Mos harroni qe vete sherbimet sekrete amerikane dhe britanike jo shume kohe me pare kane dale hapur ku pranojne se kane deshtuar ne Shqiperi per permbysjen e sistemit komunist te asaj kohe. Kane tentuar te fusin agjente ne territoret e Shqiperise, dhe Sigurimi i Shtetit i priste ne toke kur ata hidheshin me parashute, sepse i kishte informacionet qe perpara se te hidheshin. Prandaj i dilnin e i prisnin fiks ne vendet qe ata kishin parashikuar te hidheshin.. I fundit ka qene Xhevdet Mustafa, i cili u leshua nga nje nendetese ne bregdetin e Divjakes, ku ai vrau nje ushtar kur hyri ne territorin e pyllit e pastaj perparoi deri ne Rrogozhine, ku pas nje perplasje me arme zjarri me njerez te Sigurimit te Shtetit, mbeti i vrare. Nga ky moment, sherbimet sekrete perendimore, sidomos ato amerikane dhe britanike, hoqen dore nga Shqiperia..

    Përgjigju
  • Lisius: 05/03/2019 08:19

    Ather skishte @ ... tani Mund ta gjesh ne internet Pa lek si Mund ta prodhosh bimben atomike, por do both ta prodhosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?