Kjo është vetëm një foto, një foto që mjafton për të kuptuar historinë e këtyre 30 viteve, që mjafton për të kuptuar motivimin dhe sinqeritetin e klasës politike, mjafton që të kuptosh se ç’është kapitalizmi shqiptar, ç’është demokracia, ç’janë partitë politike, propaganda, votimet, fituesit dhe gjoja humbësit.
Kjo është një foto që të le të kuptosh se sa europiane dhe sa orientale është Shqipëria.
Kjo është një foto që tregon se si dhe sa funksionojnë institucionet inteligjente dhe ato të drejtësisë në vendin tonë.
Kjo është një foto që shpreh me kaq relief se sa rëndësi ka populli për politiken, se sa e shqetesuar është ajo per rininë, për të ardhmen, për zhvillimin e qëndrueshem.
Kjo është një foto që tregon se sa “luftarake” dhe “parimore” “opozitare” është lufta mes paleve që në këto vila banojnë dhe janë fqinje me njëri tjetrin.
Eshtë një foto që shpreh se sa të drejtë jane politikanët që kanë këto vila.
Ky vend nuk është Gjiri Derrave, është Gjiri Lalzit, i lalëve te zinj. E nese duhet të ndryshojë kahja e historisë këtu duhet të nisi.
Ditën që do rrethohet me shirit nga OFL dhe pronarëve do u shkojë letra që për 48 orë të motivojnë pasien e tyre, në mos SPAK shpall sekuestron, vetëm atëherë njerezit do te thone:
Kjo është dita 1 e kalendarit të ndryshimit në drejtimin e duhur.
Jam besimplote se nje dite do te ndodhe,dhe ato 13 banjot e viles se kryehajduteve te LSI Ilir Meta e Monika Kryemadhi patjeter qe do ti dorzojne bashke me gjene e vjedhur dhe diskretitimi i tyre do behet publikisht ne popull,qytetaret e ndershem i urrejne ne kulm keta hajdute e intrigant qe "u qane zemra per rinine e ikur"keta sharlatane patjeter qe duhet te marrin ate qe meritojne ndeshkim nga organet e drejtesise.
Përgjigjunje dite do te ndodhe dhe ajo gje, me nje menyre apo nje tjeter do vije momenti dhe ato pasuri duhet te justifikohen, dhe nqs jo atehere vjen radha e popullit(ndonje 97 tjeter) apo e vete natyres per te vleresuar "demin", ligjet e shtetit mbase nuk funksionojne gjithmone kurse ato te dialektikes nuk gabojne.
PërgjigjuShkrim Super i Goditur. Vertet qe do te mund te themi se do te mund te kete kohra 'para horrave (derrave) e koha pas tyre'. Po kur do te filloje kjo 'ERA E RE'. Kur?!!... Eshte shume e veshtire ne mos te themi e pamundur... Per ta bere kete, DUHET shkaterruar sistemi i ndyre kapitalist dhe te instalohet Sistemi i Shenjte KOMUNIST. Vetem kjo eshte rruga e drejte dhe e vetmja menyre per ta vene Boten ne binare, rregull e perparim, paqe e prosperitet. Te gjitha te tjerat jane llogje e pallavra pa fund. Ndriçoni mendjen o dykembesha, sa s'eshte teper, teper vone...
PërgjigjuOk
Përgjigju