Miliona besimtarë në të gjithë botën kanë kremtuar sot Kurban Barjamion! Besimtarët myslimanë kanë mbushur kompleksin e xhamisë së famshme të Al Aksasë në Jeruzalem, që është vendi më i rëndësishëm liturgjik që lidhet me këtë festë.
Sivjet, festa ka marrë rëndësi të veçantë edhe për faktin se për faktin se pas dy vitesh bllokimi për shkak të pandemisë, besimtarëve myslimanë iu dha mundësia të udhëtojnë drejt Mekës në Arabinë Saudite për ritualin e Haxhit, një ritual ky i konsideruar si një nga pesë shtyllat e Islamit.
Pjesëmarrësit e pelegrinazhit masiv kanë qëlluar me gurë dy shtyllat ku besohet se ndodhet djalli, ndodhur në një urë në Luginën Mina, rreth 5 kilometra nga Meka. Rituali është një imitim i vrasjes së tij me gurë nga Abrahami në tre pikat ku thuhet se Satani u përpoq ta largonte atë nga bindja e urdhrit të Zotit për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin.
Lajmi kryesor:
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin 'Skënderbej'! Bujar Spahiu thirrje të rinjve: Mos u largoni nga vendi
K.T./ReportTv.al