Kopertina e librit "Kurban" e Edi Ramës

'Kurbani' i kryeministrit Edi Rama përkthehet në Itali me titullin 'Il Sacrificio'

19 Prill 2018, 18:00| Përditesimi: 19 Prill 2018, 18:15

  • Share

Libri ‘Kurban’ i kryeministrit Edi Rama është përkthyer në gjuhën italiane me titullin “Il Sacrificio”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një një postimi në rrjetin social facebook që në orët e para të ditës:

Mirëmëngjes dhe me librin e sapodalë në libraritë italiane ju uroj një ditë të mbarë.

Edi Rama në facebook

Ndërsa parathënia e librit të Kryeministrit është shkruar nga Daria Bignard, në kopertinën e tij lexohet:

Ishte viti 2000, Tirana nuk ishte aspak ajo që është sot. Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.

Parathënia e librit 'Kurban"

Libri ‘Kurban’ u botua në vitin 2011, kur Rama humbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Rezultati ishte shumë i ngushtë. Në numërimin e parë, Rama ishte para kundërshtarit me vetëm 9 vota.Më pas Partia Demokratike bëri një ankesë për rinumërimin e votave të pavlefshme…

Rama vendosi të shkruajë dëshminë e situatës në Shqipëri duke përballur vizionin e tij në modernizimin e Tiranës dhe Shqipërinë me Berishën autoritar. Rama ka bërë disa promovime të këtij libri brenda dhe jashtë vendit. Në një promovim të 2013-ës në Tiranë Rama është shprehur edhe për motivet e botimit të këtij libri: 

Kam ecur para duke kujtuar. Si për të shlyer një borxh. Në radhë të parë ndaj nënës, fëmijëve dhe gruas sime, që e marrin çdo ditë në lëkurën e tyre koston e të qëndruarit tim brenda vorbullës së fortë ku ndodhem që kur kam hyrë në politikë. Ndaj bashkëpunëtorëve, miqve, mbështetësve, të njohur a të panjohur. Ndaj kujtdo që bëri diçka për mua në rrugëtimin e njëmbëdhjetë vjetëve më të bukur të jetës sime - janë shumë që bënë vërtet shumë apo fare pak, sadopak, nga fare pranë ose nga shumë larg. Të gjithëve u ndiej një borxh. Më ngjan sikur kam dal publikisht lakuriq. E di, siç e dini edhe ju, që s’e kam për herë të parë, po çdo lakuriqësi ka një dobësi të vetën që të bën të ndjehesh i kërcënuar. E nëse ka një gjë që më tremb më shumë tani që çka kam shkruar e keni ju në dorë, nuk është që ky libër edhe mund të mos ju pëlqejë. Kjo do ishte gjysma e së keqes.

Edi Rama
 

Komento

Komente

  • Populus: 22/03/2020 13:26

    Edi kurbani cun Tirane nga Vunoi, qe dhunon grate qe te duan dhe popullin i cili te voton, (ketyre mire ia ben, se e kane qejf dajakun qe ke ngrene edhe ti), kujdes nga qente qe lehin njesoj si ti dikur, sepse ata dine edhe te kafshojne.Kjo "sakrifice" sublime ne emer te dashurise kombetare, eshte klithme qe te therret pertej diellit qe ndricon edhe kur populli ia fut gjumit.

    Përgjigju
  • Populus: 22/03/2020 13:11

    Edi kurbani, cun Tirane nga Vunoi, qe dhunon grate qe te duan dhe popullin qe te votoi, (ketyre mire ia ben se jane njesoj si ti dikur), qente qe lehin ashtu si edhe ti ne kohen tende, dine edhe te kafshojne.Pranoje kete "sakrifice" sublime ne emer te nje kombi qe uleret per zhvillim dhe prosperitet s'ke c'ben !!!

    Përgjigju
  • Populus: 22/03/2020 13:05

    Edi kurbani, cun Tirane nga Vunoi, qe dhunon grate qe i do, dhe popullin qe te dha voten, (ketyre mire ia ben se jane njesoj si ti), qente qe lehin njesoj si ti dikur, dine edhe te kafshojne.Pranoje kete "sakrifice" per te miren e kombit s'ke c'ben !!!

    Përgjigju
  • Opinion.: 19/04/2018 20:29

    Mama mio, çfar sakrifice per te vjele miliona. Humoristi Edi Rama. ne mbremje te vret, te nesermen te vajton fallco...

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 19/04/2018 19:24

    O Edi Rama qent le të lefin ti hec përpara e kok pa larët le të lefin pa pushim . Ti çun Tirone sportist petagog piktor dhe ata erdhën në Tiran kur vdiq krimineli enver se sa ishte ai gjall bënin mutin në breg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?