Familja Murati, në Shullaz të Kurbinit, prej 4 vitesh pret lajme për rindërtimin. Banesa e tyre u dëmtua nga lëkundjet e forta sizmike të 26-nëntorit në 2019 dhe 6 muaj më parë u shemb për t’i hapur rrugë rindërtimit, por puna ende nuk ka nisur.
Të gjendur në kushte të vështira 5 pjestarët e familjes Murati, edhe dimrin e pestë do ta presin pa strehëz. Konteineri është bërë banesa e tyre prej vitesh, por tashmë prej muajsh nuk marrin më as bonusin e qerasë.
“Akoma banorët e kurbinit jetojnë në qiell të hapur, gjysmën e shtëpisë ma ka zënë tërmeti, gjysmën ma ka shembur shteti. Shikoni ku i kam rrobat, frigoriferin, 4 vite në qiell të hapur. Bashkia thotë që nuk është dhën ende bonusi nga shteti, prej prillit nuk marrim bonusin e qerasë”,- është shprehur kryefamiljari Tahir Murati.
E zonja e shtëpisë Dëshira Murati tashmë e ka humbur shpresën për rindërtimin e shtëpisë së tyre.
“Për ne ka qenë shumë e vështirë, kanë ardhur shoqatat, nuk kam shpresë që do të bëhet kjo shtëpi, po gatuaj jashtë se janë dhomat e vogla”,- ka deklaruar ajo.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmetit i nëntorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehë rreth 2 mijë familje. Aktualisht më shumë se gjysma e tyre kanë hyrë në shtëpitë e reja, ndërsa procesi i rindërtimit vijon.
Zoti te dhente fuqi Por mos prit dhe shum nga shteti shtergohu dhe cik vete Ketu ku rri un ne zonen e avelinos ka qendra banor qe jetojn ne kontenier prej rreth 40 vjetesh dhe shteti nuk ja bene shpit Keshtu dhe shqiptaret te mesohen qe zoti eshte per te gjith por hallin tat e zgjidh vete Vdiq enveri qe ua ngrinte shpiat popullit per 6 muaj kur shpiat ua prishte natyra
PërgjigjuPo pse kointeinerin me qira e keni marre, qe kerkoni bonus qiraje?! S.d.q,eshte turp qe akoma bashkia nuk ua ka ndertuar shtepine pas kaq vjetesh!
Përgjigju