Kronikë

Kurbin/ Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale e dhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet babai! E denoncuan fqinjët! 53-vjeçari: S’e kam përdhunuar

20 Nëntor 2024, 15:31| Përditesimi: 21 Nëntor 2024, 13:53

  • Share

KURBIN- Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur. Rasti po hetohet nga policia, ndërsa Report Tv ka zbardhur detaje të reja.

Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar britma në apartamentin e 53-vjeçarit në një lagje në Laç. Babai ka qenë vetëm me vajzën 13-vjeçare dhe fqinjët pasi aknë dëgjuar britma kanë njoftuar policinë se vajza po përdhunohej.

Babai ka pranuar se e ka dhunuar vajzën për shkak se ajo ishte e lëvizshme dhe problematike, por duke mohuar që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me te. Ky fakt është mohuar dhe nga vetë vajza e cila është marrë në pyetje në prani të psikologëve.

“Komisariati i Policisë Kurbin arrestoi shtetasin G. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e tij të mitur, si dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, informoi sot policia.

Të miturës i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet të dalë rezultati për të parë nëse është kryer marrëdhënie seksuale. Babai po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?