Kronikë

Kurbin/ Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që kreu 2 vjedhje brenda 24 orëve (EMRI+VIDEO)

15 Qershor, 10:56| Përditesimi: 15 Qershor, 11:00

  • Share

KURBIN – Policia ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për 2 vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh.

26-vjeçari i identifikuar si Françesko Doçi, u kap në flagrancë teksa voziste me një makinë të vjedhur, pas denoncimit të pronarit të kësaj të fundit, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se 26-vjeçari, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.

Sekuestrohen si prova materiale automjeti i vjedhur dhe sendet e tjera të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.

Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, F. D., 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se po ky shtetas, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari F. D., për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?