KURBIN- Vihet në pranga një 46-vjeçar pasi iu gjetën në banesë 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë.
P. G., banues në fshatin Shemri në Kurbin, u arrestua në flagrancë pas një operacioni hetimor disaditor të quajtur “Shemria”. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe "Armëmbajtja pa leje".
Komento