Kurbin/ Asgjësohen 900 bimë narkotike cannabis sativa, në pranga 61-vjeçari

10 Korrik, 11:35| Përditesimi: 10 Korrik, 11:47

  • Share

Një 61-vjeçar është vendosur në pranga pasi kishte kultivuar në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, të mbjellë me misër, 900 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Burri me inicialet P. Gj, banues në fshatin Laç, kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar sistemin e vaditjes së këtyre bimëve, thuhet në njoftimin e policisë.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Corn”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?