Kurbin, banorët e Shënmërisë ndërtojnë rrugën e fshatit: Po investojmë të gjithë me ndihma! Na kanë braktisur fare

12 Shkurt 2023, 16:21| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 16:29

  • Share

Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatin Shënmëri të Kurbinit me Mamurrasin. Segmenti me gjatësi 6 km është i pakalueshem nga automjetet e vogla. Në mungesë të vëmendjes nga pushteti vendor, banorët e Shënmrisë janë bërë bashkë, duke kontribuar financiarisht për rikonstrunstruksionin e rrugës.

“Rruga është copë-copë po investojmë të gjithë banorët e fshatit me ndihma. Këna ngel, bie shi, tërhiq makinat lajmëro kushëririn, tjetrin dhe tjetrin hajde me tërheq. Fëmijët janë në shkollë, kemi një furgon. Furgoni ngel në rrugë. Na vijnë vetëm për vota”, thotë një banor.

Ata thonë se fshati vuan mungesën e ujin e pijshem, rrjeti elektrik është i dëmtuar, ndërsa është mbyllur shkolla dhe qendra shëndetësore.

“Fshati është shumë i braktis, pa shkollë, pa rrugë, pa ujë dhe drita kush nuk ka vënë dorë këtu, tani e 40 vjet. Fare!”, thotë një banor tjetër.

“Shumë problematike është rruga, uji, shkolla, ambulanca. Ky fshat është braktisur fare. Kryetarja e Bashkië na premtoi se do të punësonte një mirëmbajtës, por na gënjeu.

Deri 5 vite më parë në fshatin Shënmëri të Kurbinit jetonin 50 familje, ndërsa sot kanë mbetur 20 familje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/02/2023 01:03

    Ju lumshin duart! Bashkimi ben fuqi,por te ben dhe te pavarur.Ju vetem 20 familje dhe po beni kete mrekulli te vogel.Duheni marre shembuj nga zona te tjera qe mbeten me sy nga shteti e qielli per ndihme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?