Kronikë

Kurbin/ Drogë, armë dhe detonatorë, ‘Hideout’ prangos 2 vëllezërit e dyshuar! Sekuestrohen 10 kg hashash (EMRAT+VIDEO)

25 Shkurt, 13:27| Përditesimi: 25 Shkurt, 13:46

  • Share

Laç- Kishin kthyer banesat në depo armatimi dhe droge, arrestohen 2 vëllezër të dyshuar në Kurbin.

Policia e Lezhës njoftoi sot (25 shkurt) se finalizoi operacionin e koduar “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin, Arben Frati dhe ⁠Levend Frati, 46 dhe 52 vjeç, banues në Skuraj të Kurbinit.

Gjenden të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak. 

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

A. F., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;  

L. F., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.  

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?