Kurbin, fshati Shënmëri 30 vite pa rrugë, banorët në protestë (VIDEO)

19 Janar 2021, 17:27| Përditesimi: 19 Janar 2021, 17:40

  • Share

Rruga e fshatit Shënmëri në Kurbin është e amortizuar, ndërsa banorët shprehen se në këtë zonë nuk është investuar asnjëherë, ndaj protestuan para bashkisë së Kurbinit.

“Turp i madh duke parë rrugën si është bërë këtu në fshatin tonë. Fëmijët lëvizin me makinë ose pa makinë nëpër baltë. Të gjithë kanë bërë kërkesa, askush nuk merret dhe nuk pyet”, shprehet një banor i fshatit. 

 “Jetojmë në këtë fshat në kushte shumë të këqija, pa asnjë lloj shprese” shprehet një banor tjetër.

 Segmenti rrugor me gjatësi 7 km është i pakalueshëm për automjetet e ulëta.

 “Rruga jonë është në gjendje shume të keqe. Fëmijët me zor jemi duke i sjellë. Më vështirë nuk ka ku të shkoj në fshatin tonë për Zotin,  për këto kushte që kemi. Ne na kanë lënë në harresë vazhdimisht”, thotë një banor i fshatit.

“Ne nuk kemi as rrugë, as qendër shëndetësore, as ujë të pijshëm asnjë gjë në botë”, shprehet një banor tjetër.

Jo vetëm infrastruktura, në fshatin Shënmëri nuk ka shkollë dhe as qendër shëndetësore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?