Policia ka arrestuar 2 persona në Kurbin, të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras.
Në pranga u vendos Ilir Seli, 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës;
Ndërsa u shpall në kërkim Pal Piroli, 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, Age Piroli, 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre
'Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zhej. Asgjësohen 221 bimë narkotike, sekuestrohen 108 fara të kësaj bime.Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territor, në vijim të operacionit policor “Koordinata”, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, goditën 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras. Për këto raste:
- u arrestua shtetasi Ilir Seli, 45 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës;
-u shpall në kërkim shtetasi Pal Piroli, 64 vjeç dhe u vu në pranga bashkëshortja e tij, shtetasja Age Piroli, 56 vjeçe, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 108 fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin.
Komente
