Kurbin, ndjejnë erën e rëndë, banorët gjejnë mes shkurreve eshtrat e një njeriu! Mjekësia ligjore merr mostrat, por lë një pjesë të tyre në vendin e ngjarjes (VIDEO)

3 Prill 2022, 15:25| Përditesimi: 3 Prill 2022, 17:34

  • Share

Gjatë ditës së sotme janë gjetur një kafkë dhe eshtrat e një njeriu në afërsi të Fushë Kuqes në Kurbin. Nuk dihet ende se të kujt janë eshtrat, ndërsa janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimet shkencore. Pas marrjes së një pjese të eshtrave, Mjekësia Ligjore pjesën tjetër e ka lënë sërish në vendin ku u gjetën duke treguar papërgjegjshmëri.

Report Tv ka qenë në vendin ku janë gjetur eshtrat e një njeriut pranë zonës së Fushë kuqes, ku nga pamjet dallohen një pjesë e kockave që kanë mbetur aty. 

Eshtrat janë gjetur mes disa ferrave, të cilave u është vënë flaka 10 ditë më parë. Ka qenë era e rëndë që vinte nga zona që ka bërë që banorët e zonës të gjejnë eshtrat 30 metra larg rrugës kryesore në Fushë Kuqe.

Nuk dihet se të kujt janë eshtra, ndërsa Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimet për identifikimin e eshtrave por edhe hapjen e dosjeve për personat që rezultojnë të humbur.

 

Ora 16:44
Foto/ Kafka e gjetur mes shkurreve në Kurbin

1648996920_kafkaaaa.jpg

Kafka e gjetur

Report Tv ka siguruar foton e kafkës së gjetur mes shkurreve në fushë Kuqe nga banorët e zonës.

Ora 16:17
Pamjet e eshtrave të gjetura në Kurbin, mjekësia ligjore nuk merr të gjitha pjesët

 

Eshtrat e gjetura

Report Tv ka qenë në vendin ku janë gjetur eshtrat e një njeriut pranë zonë së Fushë kuqes, ku nga pamjet dallohen një pjesë e kockave që kanë mbetur aty. Mjekësia ligjore pasi ka marrë një pjesë të eshtrave, pjesën tjetër e ka lënë sërish në zonën ku u gjetën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/04/2022 01:39

    Po eshtrat e tjera kujt ja lane keta te paafte,qenve te rruges,apo egersirave te pyllit?!S.d.q nje rekomandim:Mos beni kerkime vetem per personat e humbur,ky mund te jete dhe ndonje emigrant i paligjshem qe synon Evropen dhe pavaresisht se zona eshte djegur para disa ditesh,a bene ndonje kontroll te imtesishem ne vendngjarje policia dhe kriminalistet per ndonje send tjeter qe i perket viktimes,qe mund te kete shpetuar nga zjarri,ose djegur pjeserisht,por qe mund te ndihmoje ne identifikim,qofte dhe nje komce rrobash,apo pafte rripi,etj?

    Përgjigju
  • Kçk: 03/04/2022 20:07

    Ca skandali, nje pune su be tamam ne ket vend!

    Përgjigju
  • trekanshi bermudes: 03/04/2022 19:25

    pytni Ervis Martinaj me grupin e vet DON PERSKURA dhe ELI LEKA

    Përgjigju
  • Mjekesia: 03/04/2022 16:59

    Mjekesia ligjore mer mostra po le disa ne vend?! Skandal!

    Përgjigju
  • Xhixhi: 03/04/2022 16:44

    Puna me mik e shkaterron kete vend. Shtet kot qe mban me taksat tona te paaftet ne pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?