Foto ilustruese

Kronikë

Kurbin/ Gjendet një trup i dekompozuar në breg të detit

25 Dhjetor 2019, 18:20| Përditesimi: 25 Dhjetor 2019, 20:00

  • Share

KURBIN- Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e sotme në grykëderdhjen e lumit Ishëm nga një peshkatar në Kurbin. Uniformat blu bëjnë me dije se kufoma është e seksit mashkull, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Njoftimi i policisë
Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?