Një aksident me tre të lënduar është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25, pranë Kishës “Shna Ndou”, ku një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.Z., 45 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre kalimtarë.
Të plagosurit janë shtetasja D.D., 21 vjeçe, shtetasi E.R., 39 vjeç, si dhe shtetasja A.Gj., 18 vjeçe, e identifikuar si shitëse ambulante në zonë. “Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal të Kurbinit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente
