Kronikë

Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra 

19 Janar, 11:57| Përditesimi: 19 Janar, 12:15

  • Share

KURBIN- Policia ka vënë në pranga një 53 vjeçar, pasi ishte i dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm.

Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “FOUR”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Laç u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i 53 vjeçarit që përdorte 4 emra, Kastriot Marku alias Erjon Prenga alias Ervis Murati alias Landi Lleshaj, 53-vjeç.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e apelit në Firenze, e ka dënuar me  7 vite e 4 muaj e 8 ditë burg për veprat penale “Dhunë Seksuale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian’, njoftoi sot policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 19/01/2025 23:48

    Te dal sali gerdalla se kryetar I partis demokratike esht plaku mere dil te dalt plasja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?