Foto ilustruese

Kronikë

Kurbin/ I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës (EMRI)

14 Janar, 14:22| Përditesimi: 14 Janar, 16:18

  • Share

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për shefin e urgjencës së Kurbinit, pasi një i ri diagnostikuar me sëmundjen e miut ndërroi jetë te Infektivi në Tiranë në korrik të 2024.

Sipas njoftimit të bluve, Agron Lala, do të hetohet për veprën penale 'Shpërdorimi i detyrës'.

E gjithë kjo situatë u denoncua në emisionin STOP' nga babai i viktimës, Feriz Lami, i cili tregon se i biri, Fatjon Lami, humbi jetën pasi u ndie keq teksa vadiste misrin. I riu shfaqi probleme shëndetësore që tani i atribuohen një infeksioni të minjve.

Më tej babai i 38 vjeçarit thotë se pas problemeve shëndetësore të shfaqura, djali u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor. 

"Mjekët e neglizhuan. I bënë vetëm serume. Temperatura nuk i zbriste. Vetëm në datën 30 korrik ia bënë analizat dhe e dërguan për në Tiranë tek Infektivi, por për shkak të vonesës, humbi jetën. Pra, në 10 ditë vetëm serume, pa analiza", tha babai.

Njoftimi i policisë

"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin Agron Lala, 59 vjeç, banues në Laç, me detyrë shef i Urgjencës në spitalin e Kurbinit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Nga materialet filmike të transmetuara në emisionin “STOP”, dyshohet se si pasojë e mosveprimit në kohë dhe sipas protokolleve spitalore, të 59-vjeçarit, ka humbur jetën në spital, pacienti, shtetasi F. L.. Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po hetohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat dhe përgjegjësitë mbi këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik: 14/01/2025 19:33

    Ne burg futeni legenin Spitali i Lacit eshte spitali me i keq ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?