Kronikë

Kurbin/ I vuri flakën mobilerisë në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari! Ishte dënuar më parë për dhunë në familje (EMRI+VIDEO)

8 Janar, 10:42| Përditesimi: 8 Janar, 10:51

  • Share

KURBIN - Policia ka finalizuar operacionin për identifikimin dhe arrestimin e autorit të djegies së mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31 dhjetor 2024.

Si rezultat i hetimeve të kryera është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi Rogest Mera, 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Ky i fundit ishte dënuar më parë për dhunë në familje.

Nga djegia e mobilierisë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

'Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.', njofton policia.   

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura që dyshohet se autori i ka mbajtur gjatë ngjarjes, si dhe celulari i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?