Kronikë

Kurbin/ Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, ‘Arka’ prangos 19-vjeçarin (EMRI+VIDEO)

25 Gusht, 11:40| Përditesimi: 25 Gusht, 11:57

  • Share

Kurbin- Kishte kthyer banesën në depo armatimi, arrestohet adoleshenti i dyshuar.

Policia e Lezhës bëri me dije sot se finalizoi në Kurbin operacionin e koduar “Arka”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në pranga ra Etien Zefi, 19 vjeç, banues në Laç. U sekuestruan si prova materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata.

“Pas informacioneve se një person mbante armë zjarri, pa leje në banesën e tij, në Laç, gjatë ndërhyrjes u arrestua E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore.

Pas veprimeve paraprake, hetimet i kaluan prokurorisë vendore.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?