Armët dhe lënda narkotike e sekuestruar 43-vjeçarit

Kronikë

Kurbin, kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një makinë, arrestohet 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me armë (EMRI)

10 Dhjetor 2024, 13:01| Përditesimi: 10 Dhjetor 2024, 13:05

  • Share

KURBIN - Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale falë ndërhyrjes së shpejtë, pas raportimeve të qytetarëve për një individ të armatosur me një mjet prerës që krijonte panik dhe kërcënonte në qytet.

Operacioni policor i koduar “Rekordet” përfundoi me arrestimin e shtetasit Gentian Diva, 43 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i njohur për precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje me armë dhe tentativë grabitjeje banke.

Gentian Diva kishte kërcënuar disa qytetarë, dëmtuar një automjet dhe terrorizuar klientët e një lokali. Gjatë arrestimit, Policia gjeti dhe sekuestroi një thikë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis.

'Shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rekordet”, kanë kapur dhe vënë në pranga  personin e denoncuar nga qytetarët, shtetasin G. D., 43 vjeç, banues në Fushë Mamurras. 43-vjeçari i kapur, i dënuar  më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë. Ky shtetas  ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një  mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi.', njofton policia.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?