Kronikë

Kurbin/ Kishin përshatur ambiente për konsumim, shitje drogash dhe lojëra fati, 3 të arrestuar! Mes tyre pronari dhe prindërit e tij

20 Dhjetor 2024, 12:58| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 16:30

  • Share

Kurbin - Tre persona janë arrestuar në fshatin Sanxhak të Kurbinit pasi kishin përshtaur lokalin dhe një dyqan për konsumim, shitje drogash dhe lojëra fati. Mes të arrestuarve është pronari i dy ambjenteve, prindërit e tij dhe kamarieri. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 25 vjeçar i cili u kap duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e këtij lokali.

"Gjatë operacionit “Ambientet”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, pas kontrollit të kryer në lokalin në Sanxhak, u arrestuan në flagrancë pronari i ambientit, shtetasi V. R., 26 vjeç, prindërit e tij, shtetasit Gj. R., 67 vjeç, dhe M. R., 63 vjeçe, si dhe kamerieri, shtetasi R. I., 26 vjeç, të gjithë banues në këtë fshat.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas e kishin përshtatur lokalin dhe dyqanin për konsumim dhe shitje të drogave. Gjithashtu, kishin instaluar kompjuterë për lojëra fati",informoi sot policia.

Si pasojë e kontrolleve të kryera blutë informuan se gjithashtu sekuestruan 30 doza të lëndës narkotike “Cookies”, e dyshuar e sjellë nga Amerika Latine, 2 kg lëndë narkotike Kanabis Sativa, një pjesë e ndarë në mijëra doza, 2 peshore elektronike, 3 kompjuterë, 3 celularë, disa fishekë, një shumë parash (në lekë dhe në euro) dhe 6 ora dore të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?