Foto ilustruese

Kronikë

Kurbin/ ‘Koordinata’ zbulon parcelën me kanabis në mes të pyllit, autorët të paidentifikuar

8 Gusht, 13:30| Përditesimi: 8 Gusht, 13:32

  • Share

Kurbin- Një parcelë hashashi është zbuluar në zonën e Kurbinit, e kultivuar nga persona ende të paidentifikuar deri tani.

Në vijim të planit operacional policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit njoftuan sot (8 gusht) se gjetën të kultivuara në një sipërfaqe toke publike, në vendin e quajtur “Perlat”, 48 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.

“Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje, nëpërmjet djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti”, bëri me dije policia vendore.

Hetimet po kryhen në bashkëpunim edhe me prokurorinë.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?