Kurbin, ktheu lokalin në sallë lojërash fati, shpallet në kërkim 45-vjeçari, pjesë e grupit të Ervis Martinajt

21 Qershor 2023, 09:26| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 07:15

  • Share

Nëse është gjallë apo është vrarë nga grupet kundërshtare, policia e shtetit nuk ka thënë ende asnjë fjalë për fatin e Ervis Martinajt, ish-bosit të lojërave të fatit, një nga njerëzit më të kërkuar.

Por të konsideruar anëtarë të grupit të tij, vijojnë të dalin në skenë, siç ishte rasti i atentatit ndaj Fatjon Muratit, që fatkeqësisht i mori jetën aksidentalisht banakieres së lokalit, Mimoza Paja. Edhe pas kësaj ngjarje që la viktimë një të pafajshme, dyshohet se fshihet të paktën një ushtar i bandës së Ervis Martinajt, Nikoll Sherrniku, i cili është në duart e drejtësisë si personi që siguroi mjetet për atentatin, targa të vjedhura në Gjermani që dyshohet se u përdorën nga autorët në vrasje.

Një tjetër bashkëpunëtor i Ervis Martinaj bie në gjurmët e policisë, këtë radhë në Kurbin. Një operacion policor i koduar "Basti i fundit", zbuloi se në një lokal në katin e parë të një pallati në lagjen "Drita", zhvillohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit. 45-vjeçari nga Mamurrasi Artan Sula që njihet edhe me emrin Jani Përskura, pronar i lokalit, u identifikua posedues i 8 kompjuterë që shërbenin për lojëra fati, dhe u shpall në kërkim. 

Ervis Martinaj u bë njeriu më i kërkuar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, që rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit. Por teksa ndodhej në kërkim policor, ai humbi çdo kontakt edhe me familjarët e tij në gusht të vitit 2022, të cilët e deklaruan të zhdukur. Vetëm një muaj para zhdukjes, Martinajt i ekzekutuan në një atentat mafioz kushëririn në atë që u quajt Masakra e Fushë-Krujës, Brilant Martinaj ishte në mesin e 3 të vrarëve. As ky atentat nuk është zbardhur nga policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genjen: 21/06/2023 09:52

    ni her ne 3 muj e fusin burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?