Kultivoi 468 rrënjë kanabis, në pranga 20-vjeçari e nën hetim kryeplaku i fshatit në Kurbin (VIDEO)

16 Shtator 2022, 11:00| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 11:13

  • Share

Një 20-vjeçar u arrestua në Kurbin pasi dyshohet se kultivonte bime kanabisi, ndërsa në gjendje të lirë po hetohet edhe kryeplaku i fshatit ku ndodhej parcela me drogë.

20-vjeçari Donald Halili u kap në flagrancë nga policia në parcelën në fshatin Fushë Milot të Kurbinit ku kishte kultivuar 468 rrënjë kanabis. Edhe kryeplaku i fshatit, L.L. 56 vjeç po hetohet për rastin për “shpërdorim detyre”.

Parcela ndodhej në afërsi të banesës së Halilit, zonë me shkurre, ku bimët narkotike të kultivuara aty u asgjësuan më pas nga policia.

Arrestimi u bë i mundur nga Komisariati i Policisë Kurbin, gjatë operacionit policor i koduar "Kamuflimi". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.”

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?