Kurbin/ Makina përplaset me çiklomotorin në Mamurras, 34-vjeçari në gjendje të rëndë

21 Qershor, 19:43| Përditesimi: 21 Qershor, 19:49

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë Mamurrasit në Kurbin, si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i një çiklomotori. Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”.

Një makinë është përplasur me çiklomotorin e drejtuar nga një 34 vjeçar, ndërsa mjeti ka përfunduar në kanal.

34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?