Kurbin/ Makinës së 34-vjeçarit i vendoset tritol, por nuk shpërthen! Identifikohet autori

11 Prill, 11:58| Përditesimi: 11 Prill, 14:47

  • Share

KURBIN- Makinës së një 34-vjeçari në Kurbin i është vendosur tritol paraditen e sotme, 11 prill. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar pranë një lokali në afërsi të fshatit Malbardhë në Kurbin.

Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa pronari i automjetit F. L., 34 vjeç, ka njoftuar menjëherë Policinë e Kurbinit. Ekspertët xhenierë kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin që vendosi lëndën plasëse dhe është shpallur në kërkim. Sipas policisë, autori rezulton të jetë i afërm i 34-vjeçarit dhe ia ka vendosur lëndën plasëse për ta kanosur.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit A. L. (i afërm i shtetasit F. L.). Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas e ka vënë lëndën plasëse, për të kanosur shtetasin F. L., për shkak të konflikteve të mëparshme me të”, njofton policia.

Ndërkohë, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L., pasi dyshohet si bashkëpunëtor në këtë rast.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?