Arma e sekuestruar

Kronikë

Mbante kallashnikov në banesë, arrestohet 36-vjeçari në Mamurras! Policia: Arma do t’i nënshtrohet ekspertizës nëse është përdorur në krim

3 Maj, 11:44| Përditesimi: 3 Maj, 11:49

  • Share

Kurbin-Vijojnë operacionet e policisë për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Këtë herë në pranga ka rënë një 36-vjeçar nga Mamurrasi.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e Ermal Llozhit, blutë sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij,organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Information”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit E. Ll, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike,1 krehër me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë  për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lajm në përditësim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?