Kurbin- Mbushi oborrin e shtëpisë me kanabis, arrestohet pas zbulimit të parcelës 32-vjeçari në Kurbin.
Policia vendore bëri me dije ditën e sotme (20 gusht) se ka finalizuar aksionin e koduar “Koordinata” në Kodër-Shullaz, ku kapën në flagrancë teksa kujdesej për lëndën narkotike, të dyshuarin Hajdar Lama.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës”, shpjegoi policia.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Policia paralajmëroi se operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. hetimet e rastit i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.
Komente
