Pushka e sekuestruar

Kronikë

Kurbin/ Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, 21-vjeçari sheh efektivët dhe arratiset! Gjendet pushka dhe fishekët në makinë, shpallet në kërkim (EMRI)

3 Dhjetor 2024, 15:42| Përditesimi: 3 Dhjetor 2024, 16:15

  • Share

Kurbin- Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga Policia e Kurbinit ditën e sotme (3 Dhjetor).

Një person që qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri, është lokalizuar dhe ndjekur nga blutë. 21-vjeçari i dyshuar se do kryente një krim, ka braktisur mjetin dhe u largua me shpejtësi.

I riu është identifikuar si Andrea Korriku dhe u shpall në kërkim.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.

“Strukturat e parandalimit të krimit, të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo kanë marrë informacion se një shtetas (i cili më parë ishte konfliktuar me një shtetas tjetër, konflikt i padeklaruar në Polici), po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për bllokimin e automjetit dhe të shtetasit, me qëllim verifikimin e informacionit”, bëri me dije policia vendore.

Gjatë kontrolleve në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, është bërë fillimisht lokalizimi i mjetit me të cilin 21-vjeçari lëvizte, dhe menjëherë i është bërë shenjë për të ndaluar. Por sapo ka parë blutë, ai është arratisur.

“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pushkë me municion luftarak, si dhe një sasi fishekësh pistolete, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Benz” që drejtonte 21-vjeçari”, sqaroi policia.

Andrea Korriku u shpall në kërkim, teksa makina, arma dhe municionet u sekuestruan si prova materiale.

Çështja i kaloi për ndjekje prokurorisë vendore. Ndaj të riut rëndojnë akuzat “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

A.Q/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?