Policia e Kurbinit

Kronikë

Kurbin/ Punëtori 38-vjeçar u aksidentua për vdekje, arrestohet administratori i gurores në Mamurras (EMRI)

10 Korrik, 15:11| Përditesimi: 10 Korrik, 15:14

  • Share

Kurbin- Policia e Kurbinit arreston administratorin e gurores ku u aksidentua për vdekje punëtori i firmës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit njoftuan sot (10 korrik) se në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur dje, në një gurore në Mamurras, arrestuan në flagrancë Sefulla Halilin, 60 vjeç, banues në Fushë-Kuqe.

Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Viktimë e aksidentit në punë mbeti Petrit Prenga, 38 vjeç, i cili ishte punëtor pranë mullirit të bluarjes së gurëve.

“Nga hetimet dyshohet se P. P., 38 vjeç, gjatë punës te mulliri i bluarjes së frontojës, është goditur aksidentalisht nga pjesa e lëvizshme e makinerisë dhe për shkak të dëmtimeve të rënda, ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Pas veprimeve paraprake, hetimet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme proceduriale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?