Policia e Kurbinit

Kronikë

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)

25 Nëntor 2024, 17:32| Përditesimi: 25 Nëntor 2024, 17:34

  • Share

Kurbin- Ngjarja tragjike e të shtunës së 23 Nëntorit në Kurbin, ku humbi jetën punëtori i një pike inertesh në Skuraj teksa ra në makineri, ka çuar nën pranga një prej bashkëpronarëve të subjektit privat, që ishte shpallur në kërkim.

Policia e Lezhës konfirmoi sot (25 Nëntor) se si rezultat i kontrolleve, u kap Kastriot Lleshaj, 53 vjeç, banues në Fushë-Mamurras.

“Nga hetimet dyshohet se shtetasi F. H. (Fatmir Haxhiu) u rrëzua si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të 53-vjeçarit dhe vëllait të tij. Gjithashtu, dyshohet se i arrestuari ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti”, njoftoi policia vendore.

Më tej theksohet se pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, teksa “vijon puna për kapjen e bashkëpronarit të subjektit, si dhe të drejtuesit teknik të tij”.

Ngjarja ndodhi në zonën e lumit Mat, në Skuraj, teksa 61-vjeçari Fatmir Haxhiu ka rënë në makinerinë e përpunimit të inerteve, duke marrë plagë të rënda. I plagosur u dërgua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Për aksidentin e rëndë në punë u shpallën në kërkim pronarët e pikës së imerteve Kastiot Lleshaj, Mark Lleshaj dhe Ilirjan Xhixha. Ndaj tyre është ngritur akuza "shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?