Foto ilustruese

Atentat në Fushë-Krujë? Qëllohet me armë drejt një makinës se një të huaje, në mjet edhe një tjetër! Asnjë gjurmë nga autorët

11 Gusht, 09:58| Përditesimi: 11 Gusht, 10:31

  • Share

FUSHË KRUJË- Të shtëna me armë zjarri raportuar mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se është qëlluar me armë drejt një makine në ecje afër fshatit Bushnesh, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa burimet thonë se mjeti drejtohej nga një shtetase e huaj, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije. Ishte kjo shtetase e huaj që bëri denoncimin në Komisariatin e Krujës dhe tregoi gjithçka kishte ndodhur. Besohet se bashkë me gruan, në makinë ka qenë dhe një person tjetër, që nuk dihet cili ishte. Lidhur me ngjarjen, Policia e Krujës ka shoqëruar disa persona

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të 11 gushtit, ndërsa drejtuesja e mjetit dhe persona të tjerë janë shoqëruar në Komisariatin e Laçit dhe po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

Nuk dihet cilat janë shkaqet e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e saj, si edhe identifikimin e autorit/ëve.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turist: 11/08/2024 19:29

    Shqiperia turistike thote ai basketbollisti piktor!

    Përgjigju
  • Labi: 11/08/2024 13:20

    S'ka filluar Vlora akoma. Nga mesi gushtit kërcasin armët nga Bregu

    Përgjigju
  • Turisti per caso: 11/08/2024 12:07

    Turismus Albanus

    Përgjigju
  • Cnncjc: 11/08/2024 10:40

    Komisariati i Kurbinit të zgjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?