KURBIN- Banesa e Skënder Likës, në Sanxhak të Kurbinit është bërë objektiv të shtënash me armë zjarri mesditën e të premtes. Pronari i shtëpisë, bashkë me djalin Llej Lika, u akuzuan për një vrasje në dhjetor të vitit 2021.
Sulmi fatmirësisht nuk shkaktoi viktima edhe pse brenda shtëpisë ishin anëtarët e familjes Lika, të cilët sapo kishin mbërritur pasi nuk jetojnë aty.
Policia lokale tha se të shtënat shkaktuan vetëm dëme materiale. Nga pyetja e dëshmitarëve, hetuesit mësuan se autorët kanë qëlluar nga një makinë tip “Audi” me xhama të zinj dhe më pas janë larguar. Vila e Skënder Likës, në mars të këtij viti u dëmtua nga një shpërthim eksplozivi.
Hakmarrja dyshohet si shkak në të dy rastet, pasi Llej Lika, bashkë me babain u arrestuan në dhjetor 2021 për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli që po lëvizte me makinën e tij Audi Q7 në rrugën Laç-Mamurras. Për këtë krim vazhdon të jetë i burgosur 34-vjeçari Llej Lika, ndërsa babai i tij Skenderi u la i lirë disa muaj pas arrestimit. Atentati i 10 dhjetorit 2021 dyshohet se ndodhi për hakmarrje për dhunimin e Llej Likës nga djemtë e viktimës, Rakip Roli që njihej me emrin Pilot. Nga ana tjetër, Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt i njohur edhe me mbiemrin Xhepaj, i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, në një hotel në Mamurras.
Policia ka reaguar lidhur me të shtënat me armë zjarri në drejtim të banesës së Skënder Likajt në Kurbin. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.
“Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia.
Të tjera detaje kanë dalë nga të shtënat me armë në Kurbin, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës. Report Tv mëson se në banesë kanë qenë pjesëtarë të familjes Lika, të cilët sapo ishin kthyer në banesë, pasi nuk jetojnë aty. Ndërkohë, Report Tv sjell edhe pamjet nga banesa, e cila është e rrethuar me shiritin e verdhë të krimit, ndërsa policia është ende në vendngjarje.
Babai i LLej Likes qe vrau Rolin,vllai i Myslim Likes qe vrau ne 2000 dhe u plagos nga njerezit e Vis Martinit,dhe xhaxhaj i ilir Likes qe mori pjese por nuk vrau ndihmoj Leandro Lamajn ne vrasje e 2 shokve te Vis Martinit
PërgjigjuFamilje me tradita me pak fjale... I njifke mir
verinii 1 kg tritol dhe shembjani shtepine,,keshtu na e lehtesoni punen dhe neve...
Përgjigju