Foto ilustruese

Kronikë

I riu qëllon me armë zjarri në drejtim të lokalit në Kurbin, largohet i armatosur! Policia në kërkim të tij (EMRI)

31 Korrik 2024, 12:41| Përditesimi: 31 Korrik 2024, 12:52

  • Share

Kurbin-Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri drejt një lokali me pronësi të Fatjon Stakaj. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00, në Kurbin.

Autori Gentjan Markaj pasi pa policinë është larguar mes parcelave të mbjella me misër, në drejtim të fshatit Gorre, duke marrë dhe armën e zjarrit me vete, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk ka asnjë persoon të dëmtuar, vetëm dëme materiale. 

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe në ndihmë janë nisur menjëherë Forcat Speciale Renea dhe Njësia Kombëtare e Sigurisë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?