Kurbin- Dy familje janë përfshirë në një konflikt pronash që pasoi me përdorimin e dhunës e të armës në fshatin Fushë Milot të Kurbinit. Protagonistë janë dy vëllezër të familjes Murati dhe djali i njërit prej tyre, ndërsa viktima kanë mbetur 3 vëllezërit e familjes Veseli. Njëri prej tyre është plagosur me armë, ndërsa dy të tjerë me sende të forta.
Mësohet se e 3 vëllezërit Veseli kanë qenë duke puunuar tokën kur u janë afruar Sokol e Pëllumb Murati dhe djali i Sokolit, Valdano Murati 32 vjeç. Ata kanë debatuar fillimisht dhe më pas janë konfliktuar me sende te forta.
"Nga veprimet e para në vendngjarje rezultoi se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për motive pronësie. Konflikti kishte nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas në përdorim të armës së zjarrit. Shtetasi Sokol Murati dhe Pëllumb Murati ishin konfliktuar me sende të forta për motive pronësie me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër)" informoi sot policia e Lezhës.
Me të mësuar sherrin në ndihmë të policisë së Lezhës kanë shkuar dhe forcat e sigurisë së Shkodrës, që kanë bërë të mundur kapjen, shoqërimin në Komisariat dhe arrestimin e dy vëllezëve Murati si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Valdano Murati 32 vjeç djali i të arrestuarit, Sokol Murati.
Gjatë kontrollit në banesën e Sokol Muratit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.
Nuk jan te verteta ato ce ju kan treguar shkoni pytni te tjer se esht gjynah ti hyni ne hak njerzve ato ju kan hy ne bane duke i kercenuar ju lutem mos me besoni po shkoni dhe informohuni me mir
Përgjigju