Kronikë

Kurbin/ Shkatërruan lokalin për ta plaçkitur, kamerat tradhtojnë 2 hajdutët! Policia arreston të dyshuarit me precedentë, njëri prej tyre me dy identitete (EMRAT+VIDEO)

30 Prill, 14:09| Përditesimi: 30 Prill, 14:22

  • Share

Kurbin- Tentuan plaçkitjen e një lokali gjatë natës duke thyer xhamat, me qëllim vjedhjen e xhiros ditore, arrestohen nga policia 2 të dyshuarit, njëri prej të cilëve me dy identitete.

Të arrestuarit janë Gjergj Gjoka, 65 vjeç dhe Besjan Dervishi, alias Besjan Tusha, 38 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë-Gjormë, kurse policia konfirmoi sot (aksionin), duke publikuar edhe pamjet e sulmit nga personat me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve dhe të arrestimit të tyre.

Denoncimi ishte bërë nga vetë pronari i subjektit A. I., se 2 persona i kishin thyer xhamin e lokalit të tij, me qëllim vjedhjen.

Pas pamjeve të siguruara u bë identifikimi i agresorëve dhe më pas lokalizimi dhe prangosja e tyre. 

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gj. Gj., 65 vjeç dhe B. D. alias B. T., 38 vjeç, të dy banues në Kurbin”, njoftoi policia vendore.

Policia sqaroi se po vijojnë hetimet për të zbuluar krime të tjera të kryera nga të dyshuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe “shkatërrimi i pronës”.
 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?