Kronikë

Kurbin/ U fut për t’u larë, 16-vjeçari mbytet në lagunën e Patokut! Shoku i tij në gjendje të rëndë

24 Korrik, 16:59| Përditesimi: 24 Korrik, 21:46

  • Share

KURBIN - Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kesaj te enjte në lagunën e Patokut, në Kurbin. Dy 16-vjeçarë, te cilet kishin hyrë në det përmes kanalit që lidh lagunën Adriatiku, gjatë kohës që po laheshin, jane fundosur ne uje ku njëri prej tyre është arritur te nxirret në gjendje të rënduar dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa, shoku i tij është mbytur dhe trupi i tij është gjendur nga polumbarët e forcave speciale RENEA, rreth 4 orë pas ngajrjes.

Nderkohe grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse procedurale dhe është duke mbledhur dëshmi nga persona që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, per te zbardhur rrethat e saj.

Laguna e Patokut, eshte një destinacion i frekuentuar gjatë verës për bukuritë natyrore dhe freskinë e saj, por mungojne vrojtuesit dhe sinjalizuesit per rrezikun qe mund te kete ne zona te ndryshme te ketij revervati natyror.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?