Automatiku i sekuestruar

Kronikë

Kurbin/ Zihet me kushëririn për pronën dhe e kërcënon me kallashnikov, në pranga 64-vjeçari, më herët i ishin arrestuar edhe dy djemtë e tij

11 Gusht 2021, 09:33
  • Share

Një vrasje në familje është parandaluar gjatë një sherri mes dy kushërinjve për motive pronësie. Teksa po diskutonin për tokën, dy kushërinjtë kanë nisur të zihen aq sa, njëri prej tyre ka marrë kallashnikovin që e kishte pa leje dhe e kërcënonte tjetrin se do e vriste.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:15 të mëngjesit të sotëm, në Kurbin,  ku nga sherri dhe kërcënimi mes tyre është lajmëruar policia që ka ndërhyrë duke arrestuar poseduesin e armës.

Hasan Lika, 64 vjeç, u kap nga policia duke kanosur me kallashnikov kushëririn e tij, I. L. , i cili u arrestua.

Më parë, Hasan Likës i janë arrestuar edhe dy djemtë e tij, pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur në pistoletë imituese punonjësit e Policisë. 

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, 2  krehra dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?