Kronikë

Kurbin/ Zjarri në fabrikën e këpucëve në Shullaz, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike

30 Nëntor 2024, 11:34| Përditesimi: 30 Nëntor 2024, 16:41

  • Share

KURBIN - Një ditë pas zjarrit në fabrikën e këpucëve në Shullaz të Kurbinit, ekspertët po punojnë rreth shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarrin.

Dyshimet janë se zjarri mund te jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme.

Ndërkohë fikja e zjarrit u bë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të cilëve iu deshën disa orë për të neutralizuar flakët.

Zjarri shkaktoi panik edhe tek banorët përreth, ndërsa situata aktualisht është e normalizuar.

Flaket u shfaqën mbrëmjen e djeshme fillimisht në magazinë ku gjenden materialet prej lëkure dhe vajra, e me pas u përhapën në gjithë ambientet e fabrikës.

Për të shuar flakët punuan për 4 orë zjarrfikësit e Kurbinit, Lezhës, Mirditës e Kamzës. Ata arritën të shmangin rrezikun për banesat dhe objektet e tjera në zonë.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?