Kurbin- Zjarri shkrumbon stallën e derrave në Kurbin dhe vret të paktën 450 krerë, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik pronarit të fermës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, duke zbardhur dita e sotme (13 qershor), në Fushë-Gjormë. Policia vendore bëri me dije se mori njoftim se ishin djegur stalla me 450 derra dhe nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës.
Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, informon se ferma është në pronësi të Petrit Ndrecës.
“Morëm njoftim se gjatës natës ka rënë zjarr në stallën e derrave në pronësi të shtetasit P. N., në fshatin Fushë Gjormë. Si pasojë janë djegur rreth 450 derra. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, bëri me dije policia vendore.
Do pritet edhe ekspertimi piroteknik nga specialistët për të zbuluar shkakun konkret të ngjarjes.
Komente
