Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa po gërryente me mjete të rënda shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, ndërsa pronari i tij është shpallur në kërkim.
Pasi u konstatua se një person i paautorizuar po gërryente shtratit e lumit Mat, duke e zhveshur atë nga inertet, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 34-vjeçarin me iniciale E. L, i cili në momentin kur mbërritën uniformat blu po gërryente me kamion dhe ekskavator shtratin e lumit Mat.
Për pasojë është shpallur në kërkim pronari i subjektit. A. K., 32 vjeç me aktivitet në fushën e nxjerrjes së inerteve, për të cilin punonte ia arrestuari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kamion dhe 1 ekskavator që përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.