Një përplasje në distancë ka nisur në marrëdhnëien çift, Fisnik Syla dhe Fjolla Morina. Ky i fundit ka reaguar sot sërish për ish gruan e tij.
Ai i ka mohuar të gjitha akuzat e këngëtares, ndërsa ka thënë gjatë një interviste te ‘Shqipëria Live’ se Fjolla kurohet nga një psikiatër. Ai ka shtuar më tej se gjatë kohës kur ata ishin bashkë, gjithë shpenzimet e saj i ka mbuluar Fisniku.
“Fjolla Moria shkon tek psikiatri , me letra me gjëra. Në fytyrën e saj shihet që nuk është në rregull. Prej momentit që kemi qenë bashkë deri në fund të lidhjes ajo ka jetuar si një princeshë me mua. Ka blerë me paratë e mia gjithçka ka dashur edhe bizneset e saj, edhe pushimet luksoze. “- tha Fisnik Syla.
Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës vjet por akuzat me njëri-tjetrin vijojnë.
Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak. Para se të shkonte në gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Fjolla u arrestua më 19 korrik 2021 në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.E ndërsa tani më ajo ka ndryshuar qëndrim.
Po mirë t'a ka bërë shoku lekët ja ke dhënë vetë nuk ti ka marr me zor fajin e ke vete jepja mijë fukaraja ato lekë se je me i nderuar sa të meresh me kucka
Përgjigju