Kurorëzimi i mbretit Charles, do jenë 2000 të ftuar në ceremoni! Do marrë pjesë edhe princ Harry, pa Meghan e fëmijët

28 Prill 2023, 16:28| Përditesimi: 28 Prill 2023, 16:31

  • Share

Nga anëtarët mbretërorë të huaj tek drejtuesit e bamirësisë, të ftuarit e ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles, pritet të pasqyrojnë një Britani moderne dhe multikulturore. Ftesat tashmë janë dërguar dhe përgatitjet e ceremonisë kanë nisur, ndërsa numërimi mbrapsht për kurorëzimin e mbretit Charles më 6 maj ka filluar. Konfirmohet se numri i të ftuarve do të jetë rreth 2,000 persona për të dëshmuar kurorëzimin e mbretit Charles dhe mbretëreshës Camilla në Ëestminster Abbey.

Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe Prici Harry që do të udhëtojë nga Kalifornia, por sic dihet tashmë pa bashkëshorten e tij, Dukeshën e Sussex Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet.

Ndërkohë, edhe Dukesha e Jorkut do të humbasë kurorëzimin, por pritet të përfshihet në një festë private të familjes mbretërore pas ceremonisë. Në kurorëzimin e Mbretit do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të familjeve mbretërore të huaja.

Konventa që daton prej shekujsh thotë se kurorëzimi duhet të jetë një ceremoni e shenjtë midis një monarku dhe popullit në prani të Zotit. Por Mbreti Çharles ka vendosur t’i shmanget traditës dhe të ftojë homologët e tij nga e gjithë bota. Përsa i përket deputetëve britanikë fillimisht ishte planifikuar që numri të arrinte në 20 deputetë dhe 20 politikanë, por këto shifra duket se janë dyfishuar.

Ndërkohë nga ana tjetër lëvizja kryesore antimonarkike e Britanisë ka planifikuar demonstratat e tyre më të mëdha për ditën e kurorëzimit të mbretit Charles javën e ardhshme. Kreu i organizatës, Graham Smith, e konsideron kurorëzimin e mbretit të Britanisë si rastin më të mirë për të protestuar kundrejt institucionit te monarkisë, ku sipas tij nuk ka vend për të në një demokraci të shekullit të 21-të. Smith thotë se pret më shumë se 1000 protestues ndërsa do të brohorasin me zë të lartë: “ti nuk je mbreti im”, kur Charles të kalojë me karrocën e tij të artë.

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit është një ngjarje që ndodh një herë në një gjeneratë dhe do të mbledhë  në Londër disa nga emrat më të mëdhenj nga bota e politikës, dhe shoqëria e lartë.

Tre presidentët e institucioneve të BE-së, Ursula von der Leyen, Roberta Metsola dhe Charles Michel janë gjithashtu mes të ftuarve.

Andrzej Duda, presidenti polak, ishte kreu i parë i shtetit që u konfirmua si i pranishëm në këtë ngjarje. Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në kurorëzim dhe se SHBA-ja do të përfaqësohet nga gruaja e tij Jill, zonja e parë e vendit. Përfaqësues nga shumë prej shoqatave të bamirësisë të Mbretit dhe një pjesë e madhe e sektorit vullnetar do të jenë të pranishëm në ceremoni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?